Gjermania teston sistemet e alarmit në raste emergjencash

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Gjermania zhvilloi të enjten Ditën Kombëtare të Paralajmërimit, duke testuar sistemet e alarmit që përdoren për njoftimin e qytetarëve në raste krizash, fatkeqësish apo emergjencash.

Gjatë testimit u aktivizuan sirenat, alarmet në telefonat inteligjentë, transmetimet celulare, televizionet, radiot, aplikacionet e paralajmërimit dhe tabelat dixhitale të informacionit në qytete. Në disa zona u përdorën gjithashtu automjete me altoparlantë për të njoftuar banorët.

Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, deklaroi se stërvitja tregoi se sistemet e paralajmërimit funksionojnë në mënyrë të besueshme dhe mund të arrijnë te qytetarët përmes kanaleve të ndryshme.

Ndërsa Grit Tuengler, presidente e Zyrës Federale për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën në Fatkeqësi (BBK), e cilësoi ditën e gjashtë kombëtare të paralajmërimit si një sukses.

Sipas saj, sistemi federal i paralajmërimit dhe kanalet e tij të komunikimit janë në gjendje të alarmojnë miliona njerëz në rast të një emergjence reale.

Tuengler falënderoi bashkitë dhe partnerët e përfshirë në organizimin e testimit, përfshirë operatorët e telefonisë celulare dhe ofruesit e shërbimeve teknike.

The post Gjermania teston sistemet e alarmit në raste emergjencash appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: