Thiago Silva ka kritikuar publikisht Carlo Ancelottin për mënyrën se si italiani po ndërton kombëtaren e Brazilit, duke vënë në pikëpyetje vendimin për të lënë jashtë lojtarë me përvojë që vazhdojnë të paraqiten mirë.
42-vjeçari, aktualisht pjesë e Fluminense dhe ish-kapiten i Brazilit, tha se nuk është e drejtë që lojtarët 31, 32 apo 33-vjeçarë të mos ftohen vetëm për shkak të moshës. “Nuk mund të mos thirrësh lojtarë që janë 31, 32 ose 33 vjeç dhe po kalojnë mirë”, deklaroi Silva.
Mbrojtësi kujtoi edhe faktin se ishte pranë pjesëmarrjes në një Kupë Bote në moshën 41-vjeçare, duke argumentuar se ndryshimet në përfaqësuese duhet të bëhen gradualisht.
“Unë isha afër të luaja në një Kupë Bote në moshën 41 vjeç… Nuk mund të largosh shumë lojtarë në të njëjtën kohë për të sjellë po aq shumë. Është shumë e vështirë të luash për Brazilin dhe gjërat duhet të bëhen hap pas hapi”, përfundoi ai.
The post Thiago Silva shpërthen ndaj Ancelottit appeared first on Euronews Albania.
