Barazime pa gola në ndeshjet kryesore të javës së 7-të në Superligë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Tirana dhe Teuta ndanë pikët në sfidën e javës së shtatë të Kategorisë Superiore, me një barazim pa gola në stadiumin “Air Albania”. Të dyja skuadrat, që vinin pas fitoreve në javën e kaluar, patën raste për të zhbllokuar rezultatin, por mungesa e saktësisë dhe ndërhyrjet e portierëve bënë që ndeshja të përfundonte 0-0.

Me të njëjtin rezultat përfundoi edhe përballja e shumëpritur mes kampionëve të Egnatias dhe Dinamos, e cila shihej si një nga supersfidat e kësaj jave, duke mos prodhuar fitues dhe duke ndarë nga një pikë për secilën skuadër.

Ndërkohë, Vllaznia arriti të marrë tre pikët në transfertën ndaj Bylisit, falë një fitoreje minimale 0-1. Takimi u shoqërua me tensione, pasi vendasve iu anuluan dy gola pas ndërhyrjes së VAR-it. Pas ndeshjes, presidenti i Bylisit akuzoi Federatën Shqiptare të Futbollit për ndikim në arbitrazh, duke pretenduar se gjyqtari ishte i komanduar.

Pas këtyre tre sfidave të para të javës, Vllaznia ngjitet në krye të renditjes, duke krijuar një diferencë prej dy pikësh nga ndjekësit më të afërt, Egnatia.

The post Barazime pa gola në ndeshjet kryesore të javës së 7-të në Superligë appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje: