Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Kamber Sulçaj, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Edoardo Sarchi në Tepelenë më 27 shtator ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër. Gjatë mbërritjes së tij gjykata është rrethuar nën masa të forta sigurie, ndërsa prezentë janë 22 policë.
48-vjeçari i shpallur në kërkim u vetëdorëzua në Prokurori dy ditë më parë dhe nuk dihet nëse e ka pranuar autorësinë e vrasjes. “Quhem Kamber Sulçaj, rezultoj i kërkuar nga shteti”, deklaroi ai në Prokurori. Sulçaj gjithashtu ka dorëzuar edhe armën me të cilën dyshohet se ka kryer krimin si dhe lejen që dispononte.
The post Del para gjykatës Sulçaj, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian në Tepelenë appeared first on Lapsi.al.
