Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Burrel–Klos, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti po udhëtonte nga Klosi në drejtim të Burrelit, kur për shkaqe ende të paqarta, drejtuesja ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke përfunduar i përmbysur në anë të saj.
Në automjet ndodheshin dy vajza, të cilat kanë pësuar plagosje dhe janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Burrelit për ndihmë mjekësore. Mjekët konfirmojnë se të plagosurat janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
The post Makina del nga rruga në aksin Klos-Burrel, ja si është gjendja e dy vajzave appeared first on GIJOTINA.
