Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 2 të qytetit të Kukësit, ku një 49-vjeçar, me inicialet K. Sh., dyshohet se ka rrezikuar sigurinë e punonjësve dhe klientëve të një dyqani të një kompanie celulare.
Sipas Policisë, rreth orës 15:33, ai ka hyrë në dyqan dhe ka derdhur një sasi benzine, duke urdhëruar të pranishmit të largohen menjëherë nga objekti.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur shpejt në vendngjarje dhe kanë shoqëruar autorin në Komisariatin e Policisë Kukës për veprime të mëtejshme.
Hetimet për rrethanat e ngjarjes vazhdojnë.
The post Ngjarje e pazakontë në Kukës, qytetari derdh benzinë në dyqan celularësh dhe rrezikon punonjësit appeared first on GIJOTINA.
