Pësoi djegie të rënda pasi shtëpia në Maliq u përfshi nga flakët, 6-vjeçarja ende në gjendje kritike te QSUT

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjendja shëndetësore e 6-vjeçares nga Maliqi e cila mori djegie të rënda pasi shtëpia ku banonte u përfshi nga flakët është ende kritike.

E mitura që prej ditës së djeshme ndodhet në reanimacion e intubuar në urgjencën e Pediatrisë në QSUT.

Sipas informacioneve, vajza ka 45% djegie ne trup, ku konktretisht plagët më të rënda i ka në fytyrë dhe duar.

Ajo është në monitorim të vazhdueshëm nga mjekët pediatër, por edhe nga mjekët e plastikës.

Ministria e Shëndetësisë e pyetur për mundësinë e dërgimit jashtë vendit thotë se gjendja e vajzës nuk e mundëson aktualisht lëvizjen, për këtë arsye nuk po e konsiderojnë për momentin këtë opsion.

Një ditë më parë (19 tetor) Maliqi u trondit nga kur shtëpia e familjes Azisllari u përfshi nga flakët. Nëna e të miturve mundi të nxirrte nga banesa  të vegjlit e saj, Lukën 14-vjeç dhe vajzën 6-vjeçare,  ndërsa vetë mbeti e vdekur në derën e kuzhinës. Ndërkohë 14-vjeçari Luka Azisllari u gjet në gjendje kome jashtë banesës dhe sapo mbërriti në spital humbi jetën.

The post Pësoi djegie të rënda pasi shtëpia në Maliq u përfshi nga flakët, 6-vjeçarja ende në gjendje kritike te QSUT appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: