Tërhiqet prokuroria, lirohet nga burgu avokati Ulian Bajrami

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Avokati Ulian Bajrami është liruar nga burgu pas reagimeve të forta nga komuniteti i avokatëve që e dënuan njëzëri masën ekstreme ndaj tij me urdhër të prokurorisë së Elbasanit. Avokati u arrestua pas disa deklaratave në sallën e gjyqit, që u interpretuan si kërcënim nga prokurori Gjergji Ceka.

Debati lindi në sallën e gjyqit, pasi avokati Ulian Bajrami akuzoi prokurorin për falsifikim të provave ndaj klientit të tij, Maksim Suçi i cili akuzohej për kundërshtim të forcave të policisë, por nga kamerat rezultoi se nuk kishte bërë asnjë rezistencë.

The post Tërhiqet prokuroria, lirohet nga burgu avokati Ulian Bajrami appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: