Babai i Ervis Martinajt kërkon shpalljen e djalit të tij si i zhdukur

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt, bosit të lojërave të fatit për të cilin prej tre vitesh nuk ka asnjë informacion, ka kërkuar që djali i tij të shpallet i zhdukur.

Babai i tij ka bërë kërkesën pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

“Shtetasi Mustafa Martinaj kërkon pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë shpalljen të zhdukur të shtetasit Ervis Martinaj i datëlindjes 6.10.1982, lindur në Burrel dhe banues në Fushë-Kuqe, Patok, Kurbin. KËRKUES Mustafa Martinaj”, thuhet në shkresë.

The post Babai i Ervis Martinajt kërkon shpalljen e djalit të tij si i zhdukur appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: