Conte nuk përmbahet më në konferencë: “Nuk tallet by*ha me Napolin e napolitanët”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Napoli kthehet nga Eindhoven me gjashtë gola në kurriz dhe me një disfata epokale: në historinë e saj, klubi kaltërosh nuk kishte pësuar kurrë gjashtë gola në një ndeshje të vetme të kompeticioneve evropiane – dy herë kishte pësuar nga 5 (kundër Werder Bremen 1989/90 dhe Hibernian 1967/68). Diçka e pazakontë për skuadrat e drejtuara nga Antonio Conte, i cili nuk pësonte një goditje të tillë që nga 18 vjet më parë (Arezzo–Juventus 1-5 në 2006/07).

Pas ndeshjes, trajneri nga Lecce, siç pritej, nuk ishte me humor të mirë, dhe zhgënjimi i tij përballë pyetjeve mbi arsyet e rënies në Champions – që vjen pas humbjes në kampionat kundër Torinos – shpërtheu në fund të konferencës në një sulm të ashpër ndaj atyre që kanë krijuar “situata të pacipa” dhe “kanë tallur Napolin dhe napolitanët”. Conte e ka me ata që – në prag të sezonit të ri dhe në javët e para – kanë përhapur idenë e një Napoli shumë të favorizuar dhe me një skuadër aq të gjerë sa të mund të formojë dy ekipe po aq konkurruese në të gjitha frontet.

Conte shpërthen në konferencë pas PSV–Napoli

Edhe në konferencë, ashtu si më parë para mikrofonave të televizionit, trajneri salentinas përsëriti tezën e tij sipas së cilës nëntë blerjet me të cilat Napoli u paraqit këtë vit në nisje të sezonit janë “tepër”, ndonëse ishte një zgjedhje e detyruar për shkak të mungesës së alternativave gjatë sezonit të titullit kampion, kur kaltëroshët ishin të angazhuar vetëm në një front:

“Duhet të kthehemi të jemi si vjet, të krijojmë sërish atë alkimí që ishte krijuar. Nuk është e lehtë të fusësh nëntë lojtarë të rinj. Është e gabuar, sipas meje, të shtosh kaq shumë lojtarë në një grup, por nuk mund të bënim ndryshe. Kur shton nëntë lojtarë, do të thotë se shton nëntë mendje të reja brenda një sistemi të vjetër që funksiononte shumë mirë, prandaj nuk është e lehtë, dhe duhet të jemi të zotë, të gjithë së bashku të bëjmë një banjë të mirë përulësie dhe të kuptojmë se do të ketë vështirësi të mëdha. Jua them në të gjitha mënyrat, por kam pushuar së thëni, sepse s’ka shurdh më të madh se ai që s’do të dëgjojë…”

“Situata aq të pacipa… nuk tallet bytha me Napolin e napolitanët”

Tekniku i Napolit e ngre tonin në fund të konferencës, që kthehet në një kulm emocional: “E përsëris, nëse duam të vazhdojmë të rritemi, të ndërtojmë diçka që mund ta bëjë Napolin dhe napolitanët krenarë, duhet të kuptojmë se duhet të rrisim ritmin, duhet të rigjejmë atë shpirt, atë kompaktësi që kishim vitin e kaluar, ku për të gjithë ekzistonte vetëm një objektiv, nuk kishte objektiva personalë, nuk kishte situata egoiste, por vetëm një vizion i vetëm: Napoli. Dhe duhet të kthehemi të jemi ky Napoli, për të mirën e Napolit. Jo për të mirën time apo të këtij apo atij lojtari, sepse e mira e një individi nuk vlen asgjë, vlen e mira e skuadrës. Dhe ne, për shkak të shumë gjërave… të shumë gjërave që janë ngritur, shtyrë, situatave që janë krijuar, kam edhe qeshur duke i parë, sepse kanë qenë aq të pacipa… është e qartë? Unë pastaj shihja realitetin siç ishte… nuk duhet tallur bytha me Napolin e napolitanët. Dakord?”

Me kë e ka Conte: me mediat që e shpallën Napolin superfavorit

Një pasazh përfundimtar që Conte ia kushton atyre mediave që, sipas tij – madje edhe në Napoli – e kanë fryrë në mënyrë të tepruar ngarkesën e pritshmërive mbi skuadrën kampione të Italisë, duke parë një merkato të rëndësishme me mbi 100 milionë euro të shpenzuara për kartonë, pa llogaritur mbërritjen e një ylli si De Bruyne. Megjithatë, pikërisht zgjerimi i madh i skuadrës kaltëroshe, me “nëntë koka për t’u futur në dhomën e zhveshjes”, do të ishte sipas trajnerit nga Lecce problemi i parë për t’u menaxhuar – dhe për të cilin nevojitet “durim”. Me pak fjalë, për të, as që bëhet fjalë për një Napoli superfavorit…

The post Conte nuk përmbahet më në konferencë: “Nuk tallet by*ha me Napolin e napolitanët” appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: