Dy të vdekur dhe shtatë të plagosur nga sulmet me dronë në rajonin Belgorod të Rusisë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Dy persona u vranë dhe shtatë u plagosën në sulmet me dronë ukrainasë në rajonin kufitar rus të Belgorodit, njoftuan të enjten autoritetet rajonale.

Një burrë u vra kur një dron shpërtheu në një strukturë të paidentifikuar në qytetin Novy Oskol, në lindje të qytetit të Belgorod. Pesë persona u plagosën në vende të ndryshme.

Një burrë tjetër u vra pasi një dron goditi makinën e tij në Shebekino, pak më tej kufirit ukrainas. Një grua që udhëtonte në makinë u plagos. Rajoni i Belgorodit është një shënjestër e shpeshtë e dronëve ukrainas.

The post Dy të vdekur dhe shtatë të plagosur nga sulmet me dronë në rajonin Belgorod të Rusisë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: