Kris arma jashtë parlamentit serb, një i plagosur/ Vuçiç: Akt terrorist

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Disa të shtëna me armë zjarri u dëgjuan jashtë ndërtesës së parlamentit serb në Beograd, ku si pasojë mbeti i plagosur një person, sipas Reuters.

Sakaq pas të shtënave jashtë ndërtesës së parlamentit një tendë mori zjarr, por u shua pas ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve.
Autoritetet arrestuan një person në vendngjarje, tha një raport në portalin NOVA.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar mbi ngjarjen, të cilën e ka quajtur një akt terrorist.
“Unë jam i pari që flas dhe kërkoj ndjesë që do të më duhet të largohem nga ky tubim i mrekullueshëm, arsyeja është akti terrorist që ndodhi para Asamblesë Kombëtare dhe do të më duhet të merrem pak më shumë me këtë gjatë ditës së sotme”, tha presidenti serb.

The post Kris arma jashtë parlamentit serb, një i plagosur/ Vuçiç: Akt terrorist appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: