Makina përplas çiftin në aksin rrugor Korçë-Pogradec

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

 

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë – Pogradec, në afërsi të Maliqit, pasi një mjet përplasi një motor, ku ndodheshin një çift bashkëshortësh.

Mësohet se të dy kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë për në spital për ndihmë mjekësore, ku po trajtohen nga bluzat e bardha.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

The post Makina përplas çiftin në aksin rrugor Korçë-Pogradec appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: