Kosova po pret! Sot në Prishtinë mbahet ‘Marshi për Liri’, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Sot, në sheshin “Skënderbej” në Prishtinë, mbahet “Marshi për Liri”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët më 16 shtator pritet të mësojnë vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Aktiviteti organizohet nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, e cila ka paralajmëruar se aktivitetet mbështetëse do të vijojnë edhe në komunat e Kosovës dhe në diasporë.

Në shesh janë vendosur posterë me fotografitë e katër ish-krerëve të UÇK-së, të shoqëruar me mesazhin “Kosova po pret” dhe sloganin “Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm”. Në marshim pritet të marrë pjesë edhe Taulant Balla, i cili ka bërë thirrje për pjesëmarrje në mbështetje të ish-komandantëve të UÇK-së.

Ndërkohë, më 15 dhe 16 shtator pritet të zhvillohet edhe “Nata e Pritjes” në Hagë, ku rreth 50 veteranë kanë paralajmëruar udhëtimin për të qenë pranë ish-krerëve të UÇK-së. Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi ndodhen në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, ndërsa procesi gjyqësor, ku përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ka nisur në prill të vitit 2023. Mbrojtja ka kërkuar pafajësinë e tyre dhe ka mohuar akuzat e ngritura nga Prokuroria.

The post Kosova po pret! Sot në Prishtinë mbahet ‘Marshi për Liri’, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: