Si nisi konflikti që shënoi dy viktima në Durrës, sherri me kamerierin për një kafe…

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:45 të mëngjesit të sotëm pranë një karburanti në Durrës, ku një konflikt i çastit ka përfunduar me dy persona të vrarë.

Sipas burimeve, konflikti ka nisur në një lokal , pasi klientët janë përplasur me stafin e lokalit, përfshirë edhe kamarierin. Mësohet se ekspresi i lokalit ishte fikur dhe kamarieri kishte njoftuar klientët se nuk mund të shërbehej më, pasi ambienti ishte pastruar dhe lokali ishte në mbyllje.

Në debat e sipër ka ndërhyrë një tjetër klient i lokalit, shtetasi Flori Paluçi, i cili i ka kërkuar Daniel Pepës të ulte zërin dhe të mos konfliktohej me kamarierin. Përplasja verbale mes tyre ka vijuar brenda lokalit, ndërsa më pas palët kanë dalë jashtë, ku konflikti ka degjeneruar në përdorim të armëve të zjarrit.

Nga hetimet paraprake dhe pamjet filmike të siguruara nga grupi hetimor, rezulton se:

Daniel Pepa ka qëlluar me armë dhe ka vrarë shtetasin Flori Paluçi.

Ndërkohë, në shkëmbimin e zjarrit, është përfshirë edhe shtetasi Aranit Kurti, i cili dyshohet se është vrarë nga Flori Paluçi, pak çaste përpara se ky i fundit të mbetej i vrarë nga Daniel Pepa.

Bilanci i ngjarjes së rëndë:

Të vrarë: Flori Paluçi dhe Aranit Kurti

Autor i dyshuar: Daniel Pepa, aktualisht eshte i shpallur në kërkim.

 

The post Si nisi konflikti që shënoi dy viktima në Durrës, sherri me kamerierin për një kafe… appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: