Vrαsja e dyfishtë në Manëz/ Gjendet e braktisur makina e 21-vjeçarit në kërkim

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Automjeti i Daniel Pepës, 21-vjeçarit të shpallur në kërkim pas vrαsjes së Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit, është gjetur pasditen e sotme në Manëz të Durrësit. Sipas mediave, pas kontrolleve të kryera nga policia në mjetin e braktisur, është konstatuar një gjurmë plumbi, që mund të shërbejë si provë kyçe për hetimet.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit, ku dy persona mbetën të vrarë me armë zjarri. 33-vjeçari Flori Paluçi vrau me armë zjarri 23-vjeçarin Aranit Kurti dhe më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar 21-vjeçari Daniel Pepa, duke e lënë të vdekur në vend.

Fillimisht Daniel Pepa dhe Arianit Kurti kanë shkuar në ambientet e lokalit, duke i kërkuar kamarierit një kafe, por ky i fundit u ka thënë se ekspresi është i fikur. Ndërkohë, Paluçi që ka qenë në lokal si klient është përfshirë në ngjarje, pasi personat kanë pasur debat me kamarierin pse nuk po u bënte kafen. Në këto momente, debati ka agravuar mes Paluçit dhe Pepës, ku janë nxjerrë armët. /LAPSI.al

The post Vrαsja e dyfishtë në Manëz/ Gjendet e braktisur makina e 21-vjeçarit në kërkim appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: