Liverpuli dhe Çelsi dhe Bajerni fitojnë me goeladë, Real mposht Juventus me golin e Bellingham

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Nata e të mërkurës në Ligën e Kampioneve dhuroi ndeshje mjaft interesante pasi në fushë janë ekipe me pretendime në këtë turne. Real Madrid e ka mbyllur me një fitore të rëndësishme 1-0 ndeshjen e tretë në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve, duke mposhtur Juventusin në “Santiago Bernabeu.

Spanjollët nuk e nisën mirë ndeshjen, pasi ishte Juventusi që krijoi raste radhazi, por pastaj filloi një dominim absolut, me Di Gregorion që u bë pengesa e vetme e tyre duke ndalur gjuajtje të njëpasnjëshme.

Megjithatë, edhe ai u thye pas një lëvizje spektakolare të Vinicius, me Bellingam që ktheu në rrjetë gjuajtjen e ndalur në shtyllë të brazilianit. Rastet nuk munguan edhe në vijim, por gardiani i Juventusit shmangu katastrofën, ndërsa në anën tjetër bardhezinjtë ishin të paaftë të shënonin me një mundësi të Openda në kundërsulm. Në fund, fitorja 1-0 i buzëqesh Realit që siguroi fitoren e tretë në po aq ndeshje të luajtura.

Bajern Mynih ka fituar me rezultatin e pastër 4-0 ndaj Klub Bryzhit, falë një dominimi të dukshëm të konkretizuar që në pjesën e parë të takimit.

Me shifrat 5-1 kanë fituar si Çelsi, ashtu edhe Liverpuli. Më domethënëse ishte paraqitja e të kuqve, të cilët fituan në transfertë përballë Eintraht Frankfurt, edhe pse ishin gjendur në disavantazh në fillimin e takimit.

BAJERN MYNIH-KLUB BRYZH 4-0
5′ Karl, 14′ Kejn, 34′ Luis Diaz, 79′ Xhekson

Goli i Karl (VIDEO)

Goli i Kejn (VIDEO)

Goli i Diaz (VIDEO)

MONAKO-TOTENHEM 0-0

SPORTING LISBONË-OLIMPIK MARSEJË 1-1
69′ Katamo / 14′ Paiksao

GOLAT VIDEO

EINTRAHT FRANKFURT-LIVERPUL 1-5
26′ Kristensen / 35′ Ekitike, 39′ Van Dajk, 44′ Konate, 66′ Gakpo, 70′ Szoboszlai

GOLAT VIDEO

ATALANTA-SLAVIA PRAGË 0-0

ÇELSI-AJAKS 5-1
18′ Guiu, 27′ Kaisedo, 45′ (p) Fernandez, 45’+6′ (p) Estevao, 48′ Xhorxh / 33′ (p) Ueighorst

GOLAT VIDEO

REAL MADRID-JUVENTUS 1-0

57′ Bellingam (VIDEO)

gijotina.com/

The post Liverpuli dhe Çelsi dhe Bajerni fitojnë me goeladë, Real mposht Juventus me golin e Bellingham appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: