Zgjedhjet për Tiranën u pezulluan, por Manastirliu vijon fushatën

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Megjithëse Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve në bashkinë e Tiranës, dhe KQZ ndëpreu përgatitjet për procesin zgjedhor më 9 nëntor, kandidatja socialiste Ogerta Manastirliu vazhdon që të bëjë fushatë në kryeqytet.

Manastirliu zhvilloi një bashkëbisedim me gra dhe vajza të Kasharit, ku ndau vizionin e saj për zhvillimin e kryeqytetit, me theks të veçantë tek kujdesi social dhe fuqizimi i rolit të gruas në komunitet.

Gjatë takimit, Manastirliu foli për vizionin ‘Tirana 2030’, që kujdeset për familjet dhe mbështet e fuqizon rolin e gruas.

Ajo u shpreh se plani i saj ndërtohet mbi fuqinë e grave dhe vajzave, të cilat janë në zemër të çdo ndryshimi që ndodh në qytet në familje, në punë dhe në komunitet.

The post Zgjedhjet për Tiranën u pezulluan, por Manastirliu vijon fushatën appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: