Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me pika kufitare të përbashkëta, miratohet marrëveshja

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Qeveria e Shqipërisë ka miratuar në parim një marrëveshje me Maqedoninë e Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar mes dy vendeve, si dhe për kryerjen e kontrolleve të koordinuara në kufi.

Sipas njoftimit zyrtar, marrëveshja parashikon krijimin e pikave të përbashkëta të kontrollit kufitar dhe bashkëpunim më të ngushtë ndërinstitucional mes autoriteteve të dy shteteve.

“Ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Nisma ishte paralajmëruar më herët edhe nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, të cilat theksuan se sistemi i ri synon të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve, duke përshpejtuar procedurat dhe rritur sigurinë në pikat kufitare, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

Zbatimi i projektit do të nisë fillimisht në pikën kufitare të Qafë Thanës, e cila do të shërbejë si fazë pilot. Më pas, modeli pritet të shtrihet gradualisht edhe në pika të tjera kufitare mes dy vendeve.

Për funksionimin e plotë të sistemit mbetet që marrëveshja të formalizohet përmes nënshkrimit nga ministritë e Brendshme të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

gijotina.com/

The post Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me pika kufitare të përbashkëta, miratohet marrëveshja appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: