Dyshohet për marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur, arrestohet 16-vjeçari në Korçë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një adoleshent është arrestuar nga policia e Korçës pasi dyshohet për marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një të miture. Sipas policisë ngjarja është zbuluar pas një telefonate që e mitura i ka bërë vetë policisë, duke treguar vendndodhjen ku ndodhej me të riun. Pas marrjes së informacionit, shërbimet policore kanë ndërhyrë dhe kanë shoqëruar të dy në ambientet e komisariatit.

“Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, ngjarja është zbuluar pas një telefonate që e mitura i ka bërë vetë policisë, duke treguar vendndodhjen ku ndodhej me të riun. Menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet policore kanë ndërhyrë dhe kanë shoqëruar të dy në ambientet e komisariatit.

Burime brenda grupit hetimor bëjnë me dije se pas marrjes në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore dhe pas deklarimeve të dhëna nga të dy palët, është bërë arrestimi në flagrancë i 16-vjeçarit, banues në qytetin e Korçës”, njofton policia.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme procedurale.

The post Dyshohet për marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur, arrestohet 16-vjeçari në Korçë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: