Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Mediat kanadeze po i bëjnë jehonë të madhe vrasjes së një shqiptareje, nënë e 4 fëmijëve nga ish-partneri i saj. Savannah Kulla, 29 vjeç, u qëllua dhe u vra nga ish-bashkëshorti në një parking.
Autori, 38-vjeçari Anthony Deschepper, më pas rrëmbeu vajzën e tyre 17-muajshe të cilën e la tek një i afërm në zonën e Niagarës. Deschepper u qëllua dhe u vra më vonë nga policia.
Një femër, e cila ishte me Deschepper në makinë në momentin e vrasjes së tij, u mor gjithashtu në paraburgim nga policia dhe po përballet me akuza.
Nëna e Kullës, Karen, i tha medias kandeze CityNews se nuk e besonte kurrë se diçka e tillë do t’i ndodhte vajzës së saj.
“[Ai ishte] aq i dashuruar me të, kjo është ajo që më lë pa mend. Si i çmendur i dashuruar me të… deri në atë pikë sa është i fiksuar,” – tha Karen, duke shtuar se Kulla kohët e fundit i kishte ndërprerë marrëdhëniet me partnerin. “Ajo më ka thënë kohët e fundit se duhet të largohej prej tij. Ajo shkonte ta takonte dhe i thoshte ‘kjo ka mbaruar’ dhe kjo është ajo që bëri në fundjavë” – tha Karen.
“Ajo ishte një person që kërkonte shumë. Ajo i donte ata katër fëmijë më shumë se çdo gjë tjetër.”
Nëna e Kullës konfirmoi se Savannah kishte një vajzë me Deschepper ndërsa 3 djemtë e tjerë janë me babanë e tyre, ish-partnerin e Savannah.
Një fushatë GoFundMe është krijuar nga shoqja e vjetër e Kullës, me fondet e mbledhura që shkojnë për “arsim, terapi dhe krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të dashur që nderon llojin e së ardhmes që Savanah dëshironte” për 4 fëmijët. /LAPSI.al
The post Flet nëna e Savana Kullës: Nuk e besoja kurrë se ish-partenri do ta vriste appeared first on Lapsi.al.
