Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
“Sot kemi qenë gjithë kohës në ekuilibër. Lojtarët që u futën nga stoli bënë shumë mirë. Momenti kur po binte ritmi i lojës, na sollën freski. Në fakt krahët funksionuan mirë sot. Ne shfrytëzuam rastet ndaj kundërshtarit dhe në krahun e majtë bëmë shumë mire”. Ilir Daja i gëzohet një tjetër fitoreje që e afron me kreun e renditjes. Tekniku i Dinamos, megjithatë, këtë herë është marrë edhe me individët.
“Neziri është marrë nga kampionati i Kosovës. Është një futbollist krahu dhe sot ka bërë shumë mirë. Jam i bindur e duke marrë kohën e duhur do të bëjë akomë më mirë”, tha Daja, duke u ndalur në vlerësimin e tij për lojtarët që po bëjnë dhe nuk po bëjnë mirë. Në këtë këndvështrim, tekniku dinamovit ka ngelur në klasë Meksin: “Meksi ka luajtur gjithë kampionatin e vjetshëm. Tani Maliqi po bën shumë mirë dhe ne kemi përparësi kush luan më mirë. Maliqi aktualisht është në formë më të mirë se Meksi – tha prerë Daja, që shtoi -. Fitoren e sotme ia dedikojmë Dejvi Bregut dhe Berishës dhe këtë 3 pikësh ia dedikojmë atyre”.
Bellai: “Ndeshjen e humbëm në mesfushë”
“Pavarësisht se humbën, unë përgëzoj çunat për ato momente ku ne dolëm te loja jonë. Dinamo është Dinamo dhe u munduam, por për shkak të disa futbollistëve si Bregu e kishim shumë të vështirë. Përgëzoj edhe Dinamon për fitoren”. Arjan Bellai e pranon humbjen me shumë sportivitet, pavarësisht se Vora e tij pati shumë pakënaqësira në fushë me arbitrimin.
Tekniku Bellai megjithatë e ka të qartë se ku e humbi ndeshjen, përballë Dinamos: “Në mesfushë kemi humbur lojën sot. Ata ndryshonin shumë pozicione dhe rrotacionet që bënin na krijonin në vështirësi. Kemi luajtur mirë për disa minuta dhe ne u munduam. Kur luan me Dinamon apo Egnatian duhet të shfrytëzon atë 1 rast që të krijohet”.
Lexo më tej: Dinamo mposht Vorën mes polemikave: Bellai nervoz, Bregu vulos me penallti
Tekniku pastaj shpejgoi edhe problemin që ka Vora, në përplasjen me skuadrat pretendente: “Ndaj ekipeve si Dinamo dhe Egnatia na mungon besimi dhe për këtë duhet të punoj me lojtarët nga ana psikologjike. Na mungon kjo dhe Dinamo nuk na lejonte shumë hapësira dhe detyroheshim të luanim me topa të gjatë”, ka deklaruar Bellai.
The post Daja ngel në klasë Meksin: “Maliqi po luan më mirë, fitorja për Berishën e Bregun” appeared first on Lapsi.al.
