Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Ylli amerikan i reality show-t dhe biznesmenia Kim Kardashian ka zbuluar se është diagnostikuar me aneurizëm në tru gjatë premierës së Sezonit 7 të emisionit, “The Kardashians”.
Një klip nga episodi i titulluar “Feels Like the Old Days” tregon 45-vjeçaren Kardashian duke iu nënshtruar skanimeve të trurit.
Thuhet se rrjetet sociale kanë ndikuar negativisht tek ylli i show-bizz.
Detajet mbi gjendjen aktuale të Kardashian mbeten të paqarta, përfshirë nëse ajo po përjeton simptoma.
Kardashian, e cila fitoi famë përmes serialit reality “Keeping Up With the Kardashians”, paraqiti kërkesën për divorc nga reperi Kanye West në vitin 2021 pas pothuajse shtatë vitesh martesë. Ata kanë katër fëmijë. Kim e ka pranuar se kjo situatë ka qenë shumë e vështirë për ta kaluar.
Sezoni i fundit i “The Kardashians” në Hulu vazhdon të zbulojë nga jeta personale dhe profesionale e Kris Jenner dhe vajzave të saj: Kim, Kourtney, Khloe, Kendall dhe Kylie.
Çfarë është aneurizmi në tru?
Aneurizmat zakonisht zhvillohen në pikat e degëzimit të arterieve dhe shkaktohen nga presioni i vazhdueshëm nga rrjedha e gjakut. Nëse një aneurizëm e trurit shpërthen, kjo është një situatë emergjente që mund të rezultojë në një goditje në tru, dëmtim të trurit dhe madje edhe vdekje nëse nuk trajtohet menjëherë./ K.M
