Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e paraqitur nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja. Vendimi është marrë në mbledhjen e datës 24 tetor 2025.
Në dispozitivin e vendimit, Gjykata ka deklaruar se mandati i gjyqtares Sonila Bejtja ka përfunduar më 25 prill 2025. Po ashtu, institucioni ka urdhëruar njoftimin e Presidentit të Republikës si organi i emërtesës, si dhe njoftimin e Kuvendit të Shqipërisë.
Ky vendim hap rrugën për plotësimin e një vendi vakant në përbërjen e Gjykatës Kushtetuese, për të cilin procedurat pritet të ndiqen nga Presidenti i Republikës, i cili do të hapë garën për zëvendësimin e Bejtjas.
The post Mbaron mandati i gjyqtares Sonila Bejtja, Gjykata Kushtetuese i hap rrugë zëvendësimit appeared first on GIJOTINA.

