Seria A/ Milani barazon në fund kundër Pizës, skuadrës që nuk ka asnjë fitore

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Milani ka hedhur një hap të gabuar në garën për titullin në Serie A, me kuqezinjtë që barazuan 2-2 kundër Pisës.

Sfida e luajtur në “San Siro” u duk e lehtë për të besuarit e Allegrit, të cilët kaluan në avantazh pas 7 minutash lojë me Leaon.

Gjithsesi gjërat filluan të bëheshin të vështira, kur në pjesën e dytë, Cuadradoi riktheu baraspeshën me anë të një penalltie në minutën e 60’.

Gjërat u bënë akoma dhe më keq kur Nzola shtangu kuqezinjtë duke përmbysur rezultatin në minutën e 86’. Athekeme barazoi rezultatin në të 93’, duke siguruar të paktën një pikë për ekipin e Allegrit.

Kështu Milani vijon të jetë në vendin e parë me 17 pikë, dy më shumë se Interi, Napoli e Roma, por me një ndeshje më shumë.

MILAN 2-2 PISA

Leao 7’, Athekeme 90+3’ / Cuadrado (P) 60’, Nzola 86’

Goli i Leaos (Video)

Goli i Cuadrados (Video)

Goli i Nzolës (Video)

Goli i Athekeme (Video)

RENDITJA:

The post Seria A/ Milani barazon në fund kundër Pizës, skuadrës që nuk ka asnjë fitore appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: