Të shtunën i jepet lamtumira e fundit/ Misteri i vrasjes së Hekuran Cumanit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Të shtunën do të zhvillohet lamtumira e fundit për Hekuran Cumanin, 23-vjeçarit me origjinë shqiptare që humbi jetën më 18 tetor, në parkingun e Departamentit të Matematikës në Perugia.

Ai u vra me thikë me një goditje që kishte prekur zemrën dhe mushkërinë duke mos i lënë asnjë shans për mbijetesë. Sulmi ndodhi gjatë një përleshjeje midis dy grupeve të të rinjve, rrethanat e së cilës janë ende të paqarta.

Hetimet për ngjarjen janë ende në zhvillim. “Perugia Today” shkruan se një i ri 21-vjeçar me origjinë tuniziane po hetohet për vrasjen. Ai akuzohet gjithashtu edhe për kërcënime të rënda dhe akuza të tjera. Bashkë më të janë duke u hetuar edhe 18-vjeçar me origjinë marokene dhe një 22-vjeçare italiane.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, ajo mbërriti në parkingun ku ndodhi ngjarja më vonë. Megjithatë në makinën e saj u gjet një thikë, të cilën dyshohet se e mori i dashuri i saj. Dy grupet e të rinjve kishin nisur të grindeshin që më herët në një lokal nate.

Madje edhe roja i lokalit akuzohet gjithashtu për sulm për plagosjen e vëllait të Hekuranit. Vetë roja thotë se plagosja ishte aksidentale gjatë përpjekjes për të ndarë grupet. ©LAPSI.al

The post Të shtunën i jepet lamtumira e fundit/ Misteri i vrasjes së Hekuran Cumanit appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: