Tension në burgun Santé, të burgosurit postojnë pamje ku fyejnë dhe kërcënojnë Sarkozy

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Nata e parë e Nicolas Sarkozy në burgun Santé të Parisit u shndërrua në skenë tensioni dhe kaosi. Nga qelitë e burgut, të dënuarit iu drejtuan me fyrje dhe kërcënime ish-presidentit francez.

Ngjarja u filmua nga të burgosurit e pajisur me celularë dhe e postuan në rrjetin social “TikTok”. Pamjet bënë xhiron e rrjetit, teksa dëgjoheshin britma “Sarkozy, ki kujdes!” dhe “Do të të vrasim!”

Sipas avokatëve të ish-presidentit, të burgosurit “bënë zhurmë gjithë natën, duke u rënë mureve dhe duke bërtitur emrin e tij”.

Ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, ka urdhëruar monitorim të vazhdueshëm të situatës, ndërsa rivalët e kanë kritikuar mënyrën e ndalimit të ish-kreut të shtetit si një “turp kombëtar”. Sarkozy, ish-presidenti i Francës, u dënua me 5 vite burg për komplotimin e financimit të fushatës së tij zgjedhore me fonde nga Libia. Ai mbahet në izolim në një qeli 9 metra katrorë dhe ruhet 24 orë nga dy oficerë të armatosur.

The post Tension në burgun Santé, të burgosurit postojnë pamje ku fyejnë dhe kërcënojnë Sarkozy appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: