Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Sot është afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Dy kandidatët e PS, Ervin Ceca në Berat dhe Brunilda Mersini në Vlorë kanë dorëzuar dokumentet e kandidimit në KQZ. Ndërkohë kandidatët e tjerë,Florenc Doka në Cërrik, Altin Bojni në Mat dhe Gramoz Sako në Tepelenë, do i dorëzojnë dokumentet e kandidimit në KZAZ pasi janë bashki të vogla.
Dokumentet e kandidimit i ka dorëzuar edhe këshilltari i PD-së në Vlorë, Gjergji Nika, i cili është ‘zemëruar’ me Partinë Demokratike dhe ka vendosur të garojë si i pavarur në zgjedhjet e 9 nëntorit. Duke qenë se Nika është këshilltar i pavarur nuk ka pasur detyrim për të mbledhur firma, pasi ai është pjesë e Këshillit Bashkiak dhe sipas nenit 70 pika 4 e Kodit Zgjedhor, i mjafton një vërtetim që është anëtar i këshillit bashkiak për të garuar si kandidat i pavarur.
Ndërkohë, po sot duhet të dorëzojnë firmat e mbledhura nga Komitetet Nismëtare edhe kandidatët e pavarur të opozitës. Konkretisht,Denis Sota në Vlorë,Amarildo Hoxha në Cërrik,Gabriel Guma në Tepelenë, Eduart Brahlika në Mat dhe Pavlo Shkarpa në Berat.
Në Cërrik, pritet të shihet nëse kandidati i “Shqipëria Bëhet” Eligert Hima ka mbledhur firmat dhe a do t’i dorëzojë ato në KQZ.
Vetëm Tirana nuk do të shkojë në zgjedhje me datë 9 nëntor, pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj pas ankimit të kryebahskiakut Erion Veliaj për shkarkimin me vendim të qeverisë.
KANDIDATËT E PS PËR ZGJEDHJET E PJESSHME NË 6 BASHKI:
1-Bashkia Vlorë – Brunilda Mersini
2-Bashkia Tepelenë – Gramoz Sako
3-Bashkia Mat – Altin Bojni
4-Bashkia Berat – Ervin Ceca
5- Bashkia Cërrik – Florenc Doka
KANDIDATËT PAVARUR QË DO TË MBËSHTETEN NGA OPOZITA
1-Gabriel Guma – Bashkia Tepelenë
2-Dionis Sota – Bashkia Vlorë
3-Eduart Brahlika – Bashkia Mat
4-Amarildo Hoxha – Bashkia Cërrik
5- Pal Shkarpa- Bashkia Berat
The post Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit/ Sot mbyllet afati për regjistrimin e kandidatëve appeared first on GIJOTINA.
