8 ndeshje pa fitore, Juventus merr vendimin për të shkarkuar trajnerin Tudor…

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Aventura e Igor Tudor te Juventusi tani po i afrohet fundit, raprtojnë mediat italiane.

Janë plot 8 ndeshje pa fitore në të gjitha kompeticionet dhe 3 humbje radhazi te Juventus.

Sipas informacioneve, drejtuesit e Juventus kanë vendosur tashmë të shkarkojnë trajnerin dhe tashmë mungon vetem njoftimi për ta zyrtarizuar.

Humbja kundër Lazios në Olimpico ishte fatale për kroatin, e treta radhazi pas asaj 2-0 në Como dhe 1-0 në Bernabeu në Ligën e Kampionëve.

Sipas raportimeve, klubi ka vendosur menjëherë ta zgjidhë situatën me një zgjidhje të brendshme. Një zëvendësim do të vendoset më vonë. S’dihet ende se kush do ta marrë detyrën e trajnerit.

Sipas TGCOM, e vetmja siguri është se Thiago Motta, aktualisht nën kontratë me Juventusin deri në vitin 2027, nuk do të thirret sërish për të marrë përsipër detyrën.

Për më tepër, kontrata aktuale e italo-brazilianit është një nga faktorët që menaxhmenti do të duhet domosdoshmërisht të vlerësojë përpara se të marrë përsipër koston e sjelljes së atij që do të ishte trajneri i tretë në listën e pagave.

Vendimi përfundimtar për stolin do të varet nga orët e ardhshme dhe, në fund të fundit, nga performanca kundër Udineses.

The post 8 ndeshje pa fitore, Juventus merr vendimin për të shkarkuar trajnerin Tudor… appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: