“Nëse dënohet Thaçi, radhën e ka Zelenskyy”, Deputeti i PDK: Ai e ka respektuar drejtësinë…

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Deputeti i PDK, Artan Berhami i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur me çështjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Behrami u shpreh se Kosova e ka fituar tashmë betejën juridike, diplomatike dhe atë të legjitimitetit përballë prokurorisë. Sipas tij, mbrojtja e UÇK-së ka paraqitur dëshmi nga figura të larta ushtarake dhe diplomatike amerikane, përballë disinformatave të shërbimit sekret serb.

Sipas tij trupi gjykues ka një mundësi unike për të vendosur balancën e munguar përgjatë procesit dhe për të dhënë vendimin për lirimin e ish-drejtuesve të UÇK-së. Ndër të tjera ai shtoi se nëse ish-presidenti Hashim Thaçi dënohet radhët më pas do ta ketë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

“Kosova tashmë betejën me drejtësinë ndërkombëtare e ka fituar. Betejën në sallën e gjyqit tashmë e kemi fituar. Pse? Sepse për krah mbrojtjes të krerëve të UÇK-së, ne kemi pasur gjeneralë me katër yje të Shteteve Bashkuara të Amerikës, kemi pasur diplomatë të rangut botëror, kemi pasur amerikanë të cilët kanë qenë dëshmitarë okularë e një bashkëpunimi me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në anën e prokurorisë kemi pasur desinformata të shërbimit inteligjent serb.

Një pjesë e dëshmitarëve të cilët kanë qenë të rekrutuar nga Serbia. Pra unë e mendoj që ata që e kanë përcjellë këtë gjyq edhe nga perspektiva e të pavarurit e kanë parë që betejën juridike tashmë e ka fituar Kosova dhe betejën diplomatike po ashtu e kemi fituar. Betejën me legjitimitet e kemi fituar sepse legjitimit i popullit është në anën tonë dhe çfarë ka mbetur të fitohet është edhe beteja politike sepse kjo gjykatë nga fillimi ka qenë një gjykatë me agjendë politike.

Dhe nuk ka asnjë rast në botë madje as në Rusi e as në Kinë ku prokuroria i fiton të gjitha betejat. Prandaj trupi gjykues i tribunalit të i gjykatës së Hagës e ka mundësinë unike që një balancë i munguar në përgjatë procesit gjyqësor tani të revidohet ky gabim dhe ky balancë të bëhet në fund të këtij procesi që do të ishte lirimi i krerëve të UÇK-së. Sepse po të ketë një verdikt dënues kjo do të përbënte një precedent të rëndë ndërkombëtar. As në Rusi nuk ka gjykatë ku fiton vetëm prokuroria.

Pra këto nuk janë parime ndërkombëtare. Ju e keni parë dhe një organizatë odën e avokatëve të Anglisë dhe Wells e cila ka bërë një raport kredibil dhe po flasim për një organizatë kredibile që ka bërë raporte për asamblenë e përgjithshme të kombeve të bashkuara, për Bashkimin Evopian, për Amnisty international dhe organizata të tjera që merren me të drejtat e njeriut dhe për herë të parë po ashtu një organizatë perëndimore e kritikon një gjykatë e cila mbështetet, financohet nga shtetet perëndimore.

Kështu që për me përmbledhur këtë në një fjalë, nëse sot dënohet Hashim Thaçi, radhën e ka Zelenskyy. Unë mendoj që precedente të tilla perëndimi nuk guxoj të krijoj, sepse përmbys e gjithë doktrinën politike dhe diplomatike të perëndimit që është ndërtuar tash shumë dekada”, tha ai.

The post “Nëse dënohet Thaçi, radhën e ka Zelenskyy”, Deputeti i PDK: Ai e ka respektuar drejtësinë… appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: