Reshje të dendura shiu në Mirditë, dëmtohen disa ura

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Reshjet e dendura të shiut gjate natës kanë shkaktuar probleme në njësinë administrative të Fanit në Mirditë.

Rruga që lidh fshatin Thirrë me Rrugën e Kombit është shembur nga prurjet e shumta të lumit, duke izoluar kështu fshatin.

Po ashtu raportohet edhe për dëmtim të disa urave.

Grupet e emergjencave të bashkisë Mirditë ndodhen në terren për identifikimin e dëmeve dhe mundësive për ndërhyrje.

The post Reshje të dendura shiu në Mirditë, dëmtohen disa ura appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: