Shehaj: Balluku nën hetim nga SPAK, 99% e mediave s’e dhanë, se i paguani

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Agron Shehaj foli me tone të forta nga foltorja e Kuvendit duke lëshuar akuza në drejtim të maxhorancës.

Shehaj tha se Partia Socialiste ka blerë mediat, pasi në rastin e lajmit me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila është nën hetim nga SPAK, nuk e raportuan.

“Shiko Taulant, ti je mësuar për ti bërë shqiptarët për budallenj. Por është e qartë pse e keni ngritur këtë komisioni të zhdukë partitë e reja. Këto lojërat tuaja që bëheni bashkë, dhe pa përfshirë askënd, dhe dilni me listën ku jemi dhe ne brenda, nuk na bëjnë pis. Si nuk ju vjen turp që flisni ju për partitë politike. Ku i gjeni ju ato miliona euro? Ku i gjen paratë taulant? Miliona euro që harxhoni nëpër media. Doli një lajm para ca ditësh që Zëvendëskryeministrja është nën hetim për korrupsion, s’doli në 99 përqind të mediave, se i paguani dhe guxoni vini këtu dhe flisni për financimin e partive politike. T’ju vijë turp.”, tha ai.

The post Shehaj: Balluku nën hetim nga SPAK, 99% e mediave s’e dhanë, se i paguani appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: