Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Egnatia imponohet 1-0 përballë Teutës në javën e 9 të Abissnet Superiore. Vendosi Albanese, por është një rezultat historik për rrogozhinasit, që për herë të parë ndonjëherë ia dolën të mposhtin durrsakët në kampionat. Buzëqesh Tetova, që i shkakton humbjen e parë sezonale Dobit.
Tetova riktheu formacionin e zakonshëm, ndërsa Kryeziu zëvendësoi Aleksin. Dobi në anën tjetër mbajti sulmin pa pika referimi, por gjërat nuk shkuan si do të donte tekniku. Ruçi e Fadeiro provuan pa sukses të impenjojnë portierët respektivë, por ndeshjen do ta zhbllokonte Albanese. Një gabim i Kotobellit i dha mundësinë Selmanit të shërbejë për italianin, që mposhti portierin kundërshtar në minutën e 43’, duke i cuar në avantazh kampionët në fuqi në dhomat e zhveshjes.
Egnatia luajti një pjesë të dytë në kontroll, ndërsa Dobi shty përpara të tijtë. Fadeiro rrezikoi i pari në minutën e 47’, ndërsa Ruçi u përgjigj pas një çerekorëshi lojë. Sidoqoftë, Tetova u kujdes më shumë të ruante avantazhin, duke zëvendësuar 10 minuta nga fundi edhe sulmuesit Albanese e Buric. Presingu i Teutës nuk e ndryshoi dot rezultatin, me Teutën që pëson kështu humbjen e parë në këtë kampionat. Egnatia kthehet të fitojë pas dy barazimeve radhazi, duke e ngushtuar tashmë diferencën me Vllazninë në vetëm 1 pikë, por me shkodranët që duhet ende të luajnë ndeshjen e tyre të fundit të fazës së parë.
The post Albanese dënon Teutën në Rrogozhinë: Egnatia i shkakton humbjen e parë sezonale Dobit appeared first on Lapsi.al.
