Mbahet sot seanca paraprake për Erion Veliaj, vendoset nëse dosja kalon apo jo për gjykim

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Sot pritet të mbahet seanca paraprake për kryebashkiakun e shkarkuar të Tiranës, Erion Veliaj.

Seanca do të nisë në orën 10:00. Sot do të vendoset nëse gjykata do të kalojë apo jo dosjen e Veliajt për gjykim.

Më herët, seanca paraprake për Veliajn është shtyrë për shkak të bojkotit të avokatëve më 10 tetor, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, ndërsa herën e dytë për shkak të bojkotit pas arrestimit të avokatit në Elbasan.

Ndërsa më 29 shtator seanca paraprake u shty për shkak të mosnjoftimit për disa nga të pandehurit.

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-kryebashkiakun e Tiranës, ndaj të cilit rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash, për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë, kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

Sipas SPAK, kryebashkiaku i kryeqytetit dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 1 milionë euro nga kjo skemë korruptive, para që janë përdorur kryesisht për blerje luksoze në internet nga Ajola Xoxa.

The post Mbahet sot seanca paraprake për Erion Veliaj, vendoset nëse dosja kalon apo jo për gjykim appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: