Seanca për Metën/ Kryemadhi në Gjykatën e Posaçme: Më njoftuan hajde me vrap

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), ku po zhvillohet seanca paraprake për ish-presidentin Ilir Meta. Gjatë mbërritjes në ambientet e gjykatës, Kryemadhi dha një prononcim të shkurtër për mediat, ku u shpreh me ironi mbi nxitimin për t’u paraqitur në seancë, që mund t’i thonë se nuk është paraqitur në orar.

“Do thonë pastaj që nuk je paraqitur në orar, se më njoftuan hajdeni me vrap”, tha Kryemadhi.

Sakaq para Kryemadhit, në ambientet e Gjykatës ka shkuar edhe avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani.

The post Seanca për Metën/ Kryemadhi në Gjykatën e Posaçme: Më njoftuan hajde me vrap appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: