(VIDEO) Besnik Kapllani alarmon kompanitë ndërkombëtare të basteve, bllokojnw ndeshjen Bylis-Vora, dyshime për trukim rezultati

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ndeshja e sotme mes Bylisit dhe Vorës është mbyllur me suksesin 2-1 të skuadrës ballshiote, e cila ka triumfuar në fushën e vet edhe pse që pas pak minutash ishte me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Abazajt.

Ndeshja në fjalë, ashtu siç ndodh prej kohësh me ato të kampionatit shqiptar, ka qenë e kuotuar në baste në kompani ndërkombëtare. Por një pjesë e të cilave, kanë vendosur që ta heqin atë shumë minuta para mbarimit të duelit.

Për shembulli kompania “bet365”, e ka bllokuar ndeshjen që në minutën e 58-të, pa ardhur goli i barazimit të përkohshëm të Vorës, duke mos pranuar më baste për të.

E njëjta gjë edhe me kompaninë “1XBet”, e cila gjithashtu e ka bllokuar në të njëjtën minutë, duke lejuar vetëm goditjet nga këndi deri 5 minuta para fundit të duelit.

Ndërsa kompania “Crownbet”, e ka mbyllur që pas 9 minutave të parë të ndeshjes, duke bllokuar çdo lloj basti të mëtejshëm për të.

Ka pasur edhe raste të tjera të dyshimta në ndeshjet e Bylisit, por ky rast është tepër flagrant dhe dëshmon përgjegjësinë e plotë presidentit Besnik Kapllani. Federata Shqiptare e futbollit duhet ta marrë rastin në shqyrtim dhe të dënojë përgjegjësit.

 

Dy episode të pazakonta, moderatorja Hygerta Sako: Nuk mund t’i themi të zezës të bardhë! Do doja që presidenti i Bylisit…

Bylisi mposhti Vorën me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë të Superiores. Dhe pse luajtën për më tepër se 70 minuta me një lojtar më pak, për shkak të daljes me karton të kuq të Marin Abazajt, vendësit sërish bënë më mirë.

Dy episode të pazakonta u regjistruan në pankinë e Bylisit, kur luhej pjesa e dytë. I pari në minutën e 47-të, kur u pa përdorimi i telefonit.nga trajneri i portierëve, Arbër Sino. Ky i fundit ia la zëvendëstrajnerit, Arlindo Rustemi, që të komunikonte.

Episodi i dytë u regjistrua në momentin kur te Bylisi erdhi goli i dytë i avantazhit, edhe pse me 1 lojtar më pak. Ishte konkretisht minuta e 78-të, ndërsa e pazakontë ishte situata në stolin e vendësve që nuk po festonin në mënyrë të shfrenuar.

Emisioni “Supergol” në “RTSH” i ka trajtuar të dy episodet në fjalë. Moderatorja Hygerta Sako, Klajdi Kola, Sokol Bulku dhe Dritan Mehmeti dhanë opinionin e tyre.

RASTI I PARË ME PANKINË E BYLISIT(Përdorimi i telefonit)

Hygerta Sako: “Është Arbër Sino, trajner i portierëve, që shkon te zëvendëstrajneri dhe i vë telefonin në vesh”.

Klajdi Kola: “Sipas rregullores, nëse në fillim të takimit është njoftuar delegati ose vëzhguesi i takimit dhe arbitri i katërt, që do të lejohen pajisjet elektronike, atëherë sipas rregullores është e lejuar që të përdoren. Mund të përdoren edhe për GPS”.

Sako: “Këto zakonisht përdoren, kur është trajneri kryesor i dënuar. Tani trajneri i portierëve me zëvendëstrajnerin, gjatë zhvillimit të ndeshjes, çfarë kuptimi ka?”

Kola: “Ose mund të përdoren në sistemet moderne që kanë ekipet, për të parë lëvizjet e GPS të lojtarëve”.

Sako: “Ai nuk po sheh, po dëgjon”.

Kola: “Ose për të marrë informacion nga video-analistët, për lëvizjet taktike në fushë. Këtu nuk kam informacion”.

Sako: “Gjatë ndeshjes do i merrte këto?”

ola: “Gjatë ndeshjes, por zakonisht këto merren me mesazh”.

Sako: “Si duket është në vesh, këto lëvizje e GPS”. (VIDEO)

RASTI I DYTË ME PANKINËN E BYLISIT(Goli i fitores)

Sako: “Shënohet ky supergoli i Sanogos, dhe shohim Arbër Sinon, që në vend që të gëzojë se kujt i bërtet aty. Tani Klajdi, nuk është se po të kërkoj ty llogari. Ndoshta është Koli dhe Tani që ma shpjegojnë se unë nuk e shpjegoj dot. Pra në vend që të gëzojë ekipi, se prandaj thashë miqësore që nuk gëzonin në shënimin e golave, dhe duhen thënë ca gjëra hapur. Këtu shohim sikur i tërhiqet veshi dikujt, por se kujt.

Kola: “Është zëvendëstrajneri që po qesh atje”.

Sako: “Që është i gëzuar thua ti, për golin, po. Sokol, ke gjë për të thënë? Tani do doja të kisha presidentin e Bylisit në lidhje direkte, që të na pyeste edhe njëherë, e patë ndeshjen?”

Sokol Bulku: “Kur kam qenë lojtar, kam shënuar një gol në minutë të 94-t kundër Vllaznisë në ‘Qemal Stafa’ dhe fituam 1-0. Jo vetëm stadiumi, por është ngritur gjithë pankina, lojtarët kanë hyrë në fushë. Në të tilla raste, kur bëhen gola spektakolarë, entuziasmi është në maksimum. Aq më tepër që është një gol 3 pikësh”.

Sako: “Çfarë halli ka ky Sino nuk e kuptoj unë? Ti Tani, çfarë halli mund të ketë?”

Dritan Mehmeti: “Me thënë të drejtën, për sa i përket repartit të trajnerit të portierëve, unë nuk merrem fare, dhe nuk di të jap shpjegim”.

Sako: “Gjithsesi, këto janë pamje të pastra, pastaj konkluzionet le t’i nxjerrë vetë edhe publiku, por që nuk mund t’i themi të zezës të bardhë”. (VIDEO)

gijotina.com/

The post (VIDEO) Besnik Kapllani alarmon kompanitë ndërkombëtare të basteve, bllokojnw ndeshjen Bylis-Vora, dyshime për trukim rezultati appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: