Ngjarja në “Komunën e Parisit”/ Policia: 41-vjeçari me precedent të mëparshëm

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja nga ngjarja e rëndë të ndodhur një ditë më parë në zonën e Komunës së Parisit, ku u vra me thikë kuzhinieri Indrit Ismaillari. Autori i krimit është identifikuar si Filip Shehu, 41 vjeç, i cili punonte si picier në të njëjtin lokal me viktimën.

Njoftimi i bluve bën me dije se Shehu ka qëlluar me thikë kolegun e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, duke i shkaktuar plagë të rënda që i morën jetën në vendngjarje. Policia njofton gjithashtu se autori është person me precedentë të mëparshëm penal për veprën “prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

The post Ngjarja në “Komunën e Parisit”/ Policia: 41-vjeçari me precedent të mëparshëm appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: