Riorganizim i strukturave/ Ndryshime në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan janë bërë sërish ndryshime në nivel drejtuesish. Kryekomisar Elton Halili, i cili deri më tani mbante detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Librazhd, është transferuar dhe do të ushtrojë detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Bulqizë.

Në vendin e tij, si Shefe e Komisariatit të Policisë Librazhd, është emëruar Kryekomisare Nertila Metaj.

Këto lëvizje bëhen në kuadër të riorganizimit dhe forcimit të strukturave të rendit në qarqet Elbasan dhe Dibër.

The post Riorganizim i strukturave/ Ndryshime në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: