Masakroi me thikë turistin në Berat, autori jep detaje nga ngjarja

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

“Mos e prek kalin se është i acaruar sot!”, mësohet ti ketë thënë autori viktimës dje, që sipas dëhmtarëve çoi në nisjen e sherrit që përfundoi në tragjedi.

63-vjeçari Kristo Mema (i njohur edhe si Kontandin Hoxha), është konfliktuar me Keli Hoxhën, pasi ky i fundit kishte prekur kalin e tij. Sipas dëshmisë, autori i kishte kërkuar mos ta prekte kalin pasi nuk ndihej mirë, por viktima nuk kishte pranuar. Më tej ai ka rrëfyer se viktima e kishte ofenduar rëndë, që ka shkaktuar acarim tek Mema. Ky i fundit ka nxjerrë armën e ftohtë dhe e ka qëlluar për vdekje.

“Shkova në banesë, lidha kalin në kasolle, mora disa ushqime dhe u fsheha në një nga shpellat e kalasë, për t’i shpëtuar policisë”, mësohet se ka thënë në polici pasi u kap pas disa orësh në arrati.

The post Masakroi me thikë turistin në Berat, autori jep detaje nga ngjarja appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: