Sa për të furnizuar një ushtri! Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës (Video)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia ka zbuluar një sasi të madhe armatimi në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë. Blutë gjetën një furgon brenda të cilit kishte 23 armë zjarri, 5 prej tyre me snajper, 1 silenciator, 17 krehra me municion luftarak, celularë dhe pajisje për shpërthime në distancë, pajisje për bllokimin e valëve, uniforma si të Policisë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në pranga është vënë 34-vjeçari Eugert Sina, teksa janë shpallur në kërkim dhe 2 persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Gjatë operacionit në rrugën “Myslym Shyri” u gjetën:

-12 armë zjarri pistoletë të markave “Beretta”, “Glock”, “Rex Delta”, “Ruger-57” dhe “Tanfoglio”;

-6 armë zjarri automatike;

-5 armë zjarri me tytë të gjatë (me shënjestër optike, të ngjashme me snajper);

-1 silenciator;

-17 krehra për armë zjarri të ndryshme;

-pjesë të ndryshme armësh zjarri;

-15 000 fishekë;

-17 kuti me pranga të ngjashme me ato që përdoren nga Policia;

-12 celularë dhe pajisje që përdoren për shpërthime në distancë;

-pajisje elektronike gjurmuese (GPS);

-pajisje për bllokimin e valëve;

-pajisje për numërimin e kartëmonedhave;

-3 komplete uniformash të ngjashme me ato të Policisë.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe për zbardhjen e qëllimit të mbajtjes së arsenalit të armëve dhe të pajisjeve të sekuestruara.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

The post Sa për të furnizuar një ushtri! Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës (Video) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: