Tiranë/ Ky është 34-vjeçari që zotëronte arsenalin e armëve, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ky është 34-vjeçari që zotëronte arsenalin e armëve që u sekuestrua në Tiranë.

Eugert Sino u arrestua nga policia, pasi dyshohet se ishte poseduesi i një arsenali armësh të zbuluara në “Myslym Shyri”.

Sipas burimeve mësohet se armët e kapura, dyshohet se ishin planifikuar të përdoreshin në ngjarje kriminale nga një grup kriminal me bazë në Tiranë, Laç dhe Burrel.

Hetuesit kanë zbuluar, përveç automjetit që u kap në zonën e “Myslym Shyrit”, edhe bazën kryesore të grupit, ku mbaheshin armët, në po të njëjtën zonë në afërsi.

Armët e kapura janë relativisht të reja, dhe dyshohet se janë trafikuar nga Kosova, por nuk kanë lidhje me goditjet e mëparshme që janë bërë për trafik armësh. Hetuesit po punojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë pjesë e rrjetit.

Gjatë operacionit, në rrugën “Myslym Shyri” blutë ushtruan kontroll në furgonin e 34-vjeçarit ku u gjetën:

-12 armë zjarri pistoletë të markave “Beretta”, “Glock”, “Rex Delta”, “Ruger-57” dhe “Tanfoglio”;

-6 armë zjarri automatike;

-5 armë zjarri me tytë të gjatë (me shënjestër optike, të ngjashme me snajper);

-1 silenciator;

-17 krehra për armë zjarri të ndryshme;

-pjesë të ndryshme armësh zjarri;

-15 000 fishekë;

-17 kuti me pranga të ngjashme me ato që përdoren nga Policia;

-12 celularë dhe pajisje që përdoren për shpërthime në distancë;

-pajisje elektronike gjurmuese (GPS);

-pajisje për bllokimin e valëve;

-pajisje për numërimin e kartëmonedhave;

-3 komplete uniformash të ngjashme me ato të Policisë.

The post Tiranë/ Ky është 34-vjeçari që zotëronte arsenalin e armëve, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: