VIDEO/ Elbasani bën festë me gola në “Air Albania”, triumf i madh ndaj Tiranës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Elbasani ka marrë një fitore të rëndë sot në transfertë në “Air Albania”, duke u kthyer përsëri mes skuadrave pretendente për kreun e Superiores pas suksesit 4-1 ndaj Tiranës.

Bardheblutë e nisën ndeshjen duke qenë më kërkues, por 10 minutat e fundit të pjesës së parë ishin të tmerrshëm teksa pësuan dy gola dhe rrezikuan të pësonin edhe të tjerë. Ata rihapën ndeshjen me Tabeku në pjesën e dytë duke dhënë shenja ringjalljeje. Por kundërsulmet e Elbasanit ishin vdekjeprurëse dhe verdheblutë goditën dy herë të tjera në shtesë për të vulosur suksesin 4-1.

TIRANA-ELBASANI 1-4

65′ Tabeku / 38′, 43′ Tsage, 90’+2′ Ze Gomesh, 90’+6′ Diallo

90’+6’ GOOOL ELBASANI! Tjetër kundërsulm perfekt i verdhebluve të cilët me Diallo gjejnë edhe një herë rrjetën. (VIDEO)

90’+2’ GOOOL ELBASANI! Ze Gomesh merr topin dhe përshkon gjysmën e fushës, duke dalë i vetëm para Tafas për të çuar sferën në rrjetë. (VIDEO)

65’ GOOOL TIRANA! Pas një goditje dënimi nga e majta, Tabeku me kokë ia del të mposhtë Janaçek. (VIDEO)

42’ GOOOL ELBASANI! Musta lëshon një predhë nga distanca, Tafas nuk kontrollon mirë dhe Lulaj e Tsage devijojnë topi me sulmuesin i cili e shtyn në rrjetë. (VIDEO)

38’ GOOOL ELBASANI! Pas zhvillimit të një goditje këndi, Musta gjuan me kokë dhe gjen përgjigjen e Tafas. Tsage ndjek aksionin dhe çon sferën në rrjetë. (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

TIRANA: Tafas, Vera, Dembele, Lleshi, Fernandez, Haxhiu, Valerianos, Zhunior, Falaje, Ismajli, Tabekou

Trajneri: Roberto Bordin

ELBASANI: Janaçek, Olberkis, Lulaj, Tsague, Lajthia, Kasa, Manellari, Musta, Qose, Lila, Ibrahima

Trajneri: Ivan Gvozdenoviç.

gijotina.com/

The post VIDEO/ Elbasani bën festë me gola në “Air Albania”, triumf i madh ndaj Tiranës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: