Burimet/ Lulzim Basha në SPAK si person në dijeni për 21 janarin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Për herë të parë, që kur SPAK nisi hetimet për 21 janarin, Lulzim Basha është paraqitur në ambientet e prokurorisë së posaçme pasditen e sotme.

Burime për mediat bëjnë me dije se ish-kreu i Partisë Demokratike është thirrur për të dëshmuar për 21 janarin, si person që ka dijeni.

Basha ka qenë ministër i Brendshëm më 21 janar të vitit 2011, kur gjatë një proteste para kryeministrisë u vranë nga plumbat e shtetit 4 protestues.

Lexo më tej: Me kostum të zi, Lulzim Basha futet brenda në SPAK (VIDEO) 

The post Burimet/ Lulzim Basha në SPAK si person në dijeni për 21 janarin appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: