I dënuar për përdhunim/ Arrestohet 46-vjeçari në Tropojë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 46-vjeçar nga Tropoja është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

I arrestuari është Vladimir Rama, 46 vjeç, banues në fshatin Fierzë, Tropojë.

Gjykata e Apelit e Triestes, Itali, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.

Interpol Tirana do të kryejë procedurat në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

The post I dënuar për përdhunim/ Arrestohet 46-vjeçari në Tropojë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: