Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Erind Lasku, i shpallur në kërkim me urdhër të Gjykatës së Posaçme (GJKKO) si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal, është ekstraduar nga Milano drejt Shqipërisë. Sipas hetimeve, Lasku akuzohet se ka pasur rol koordinues në pastrimin e parave të përfituara nga aktiviteti i grupit kriminal të drejtuar nga Elvis Doçi në Durrës, të cilat dyshohet se vinin nga trafikimi i lëndëve narkotike.
Në muajin prill të vitit 2025, GJKKO kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Njoftimi i policisë:
Vijon bashkëpunimi i ngushtë me partnerët, në kuadër të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.
Ekstradohet nga Milano, shtetasi që koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, të fituara nga trafikimi i lëndëve narkotike.
Si rezultat i partneritetit shumë të ngushtë të specialistëve të Drejtorisë së Interpolit me ata të Interpol Romës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u finalizua procedura e ekstradimit nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit E.L.
Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse GjKKO-ja, në muajin prill, 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
The post Pastronte paratë e një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Milano i shumëkërkuari (Emri) appeared first on GIJOTINA.
