Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Zv.kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku është paraqitur në SPAK, pas thirrjes që i ka dërguar prej një javë prokurori Dritan Prençi. Dyshohet se Balluku është përfshirë në një dosje për korrupsion në lidhje me tenderin e mbikqyrjes së punimeve të tunelit të Llogarasë.
Emri i saj ka dalë nga bisedat e gjetura në celularin e ish-kreut të ARRSH-së, Ervis Berberi që është në burg për korrupsion në lidhje me të njëjtin tender. Para saj, në SPAK u paraqit Pamela Qirko, motra e Ballukut dhe njëkohësisht avokatja e saj. Spekulimet janë të shumta për atë që pritet të ndodhë me Ballukun, por është fakt se ajo është zyrtarja më e lartë që merret nën hetim nga SPAK, pasi mban postin e zv.kryeministres dhe ministres së infrastrukturës.
The post Belinda Balluku paraqitet në SPAK për korrupsionin me tenderat appeared first on Lapsi.al.
