“Lutem çdo natë, zoti e faltë” Veliaj qëllon me pambuk Ramën edhe pas burgosjes

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Edhe pse ka thuajse 9 muaj në burg, Erion Veliaj ka vendosur ta qëllojë vetëm me pambuk Edi Ramën që firmosi shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Asnjë akuzë, asnjë mesazh cinik, asgjë personale, veç disa leksioneve për demokracinë dhe një “zoti i faltë” në grup, ku kryeministri Rama që firmosi shkarkimin e tij, mund të renditet përkrah këshilltarëve bashkiakë që ngritën kartonat për ta shkarkuar.

“Dhe kur beson se ke dhënë gjithçka për këtë mandat vjen arsyeja për të cilën të largojnë nga detyra dhe citoj, mos prezenca në detyrë për më shumë se 3 muaj. Nuk kishte se si të më fyenin më rëndë se kaq. Ka qenë fyerja më e rëndë e jetës time publike. Kjo është fyerja më e rëndë sepse erdhi nga bashkëpunëtorët e mi, nga njerëz që më njohin më mirë se kush do tjetër. Zoti i faltë. Lutem çdo natë për ta dhe i them Zot fali se nuk dinë çfarë kanë bërë me atë vendim” u shpreh Veliaj në sallën e gjykatës Kushtetuese.

The post “Lutem çdo natë, zoti e faltë” Veliaj qëllon me pambuk Ramën edhe pas burgosjes appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: