Merret peng një person në Devoll, policia shoqëron vëllain e deputetit dhe 2 të tjerë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Tre persona janë shoqëruar në komisariatin e Devollit këtë të premte. Bëhet fjalë për Alti Nallbati, Marsel Buci dhe Trajan Çeliku. TCH raporton se këta persona kanë marrë peng shtetasin Ilir Topçiu, në fshatin Vishocicë, i cili aktualisht ishte me masë arresti shtëpie.

Mësohet se autorët e kanë keqtrajtuar në mjediset e banesës së njërit prej tyre. Policia e Devollit është ende duke kryer kontrolle për mbledhjen e provave.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë ndërsa aksioni policor po finalizohet ditën e sotme. Njëri nga të shoqëruarit është Alti Nallbati vëllai i deputetit Bledion Nallbati.

Trajan Çeliku nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi më 2 tetor të këtij viti u përfshi në një sherr, ku dhe mbeti i plagosur me thikë. /TCH

The post Merret peng një person në Devoll, policia shoqëron vëllain e deputetit dhe 2 të tjerë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: