Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon kryetari i PD Sali Berisha: Personalitet i të majtës shqiptare

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryetari i PD Sali Berisha ka reaguar  per ndarjen nga jeta te ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit te Partisë Socialiste, Fatos Nano. Duke shprehur  ngushëllimet e tij Berisha theksoi se Fatos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, ishte personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit,

Reagimi i plote:

Fatos Nano mbyll sytë përgjithmonë.
Të dashur miq, Fatos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë.
Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit.
Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmëve të tij dhe socialistëve. Amen!

The post Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon kryetari i PD Sali Berisha: Personalitet i të majtës shqiptare appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: