Ngjarje e rëndë në Pogradec – 39-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Mëmëlisht të Pogradecit, ku një 39-vjeçar është gjendur i vdekur nga familjarët e tij.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima, T. Xh., ka kryer akt vetëvrasjeje. Ai është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës, rreth orës 15:20.

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie familjare.

The post Ngjarje e rëndë në Pogradec – 39-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: